Back

Fitoni para duke ofruar kurse online

Shijoni lirinë krijuese

Në Flexdemy, ka vend për krijimtarinë tuaj, pavarësisht nga talenti juaj.  Përgatitni një kurs që dëshironi të shisni dhe publikoni në platformën tonë.

Qysh me i ofru kurset nëpërmjet platformës tonë

Kaq shumë arsye për të filluar

Sigurisht, ka shumë arsye pse të bëhesh trajner dhe të ofrosh kurse në platformën Flexdemy, por ne do ti përmendim vetëm disa nga to.

Mundësia për të ndarë njohuritë dhe përvojën tuaj
Duke u bërë trajner në Flexdemy,  ju keni mundësinë që të ndani njohuritë dhe përvojën tuaj me një audiencë të gjerë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar të tjerët të mësojnë dhe të rriten në karrierën e tyre.

Mundësi e shkëlqyer për “të hyra” pasive
Duke ofruar kurse në platformën Flexdemy, ju mund të krijoni një burim të të hyrave pasive të qëndrueshme, duke marrë pagesa të vazhdueshme nga kursi që keni krijuar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar një burim të dytë të të ardhurave dhe për të bërë diçka që do të jetë e dobishme për të tjerët.

Fleksibilitet dhe autonomi
Duke ofruar kurset nëpërmjet Flexdemy, ju mund të krijoni kurse në oraret dhe afatet që janë më të përshtatshme për juve. Kjo do të thotë se keni një nivel të lartë fleksibiliteti dhe autonomie në punën tuaj si trajner. Dhe mos harroni, kurset do të krijohen njëher dhe nuk do të ju duhet që vazhdimisht ti ktheheni atyre pa pasur nevojë të përditësohen, apo ri-bëhen në rast se janë material i vjetëruar.

Ndryshim i jetës së studentëve
Kurse të ofruara në platformën Flexdemy mund të ndryshojnë jetën e studentëve dhe të ndihmojnë ata të avancojnë në karrierën e tyre. Kursi që ju e ofroni, mund të ndikoj që një student të fitojë një punë, apo të avancoj në karrierën e tij/saj. Kjo është një ndjesi e shkëlqyer dhe mund të të ndihmojë të ndjehesh më produktiv dhe njëkohësisht shumë i dobishëm.
Cilësia e Kursit
Për të siguruar mësimdhënien dhe zhvillimin e aftësive të përdoruesve, instruktori duhet të ofrojë një kurs me përmbajtje cilësore dhe të kuptueshme në fushën e tij të ekspertizës.

Pagesa
Për çdo shitje të kursit, instruktori do të pranojë 70% të pagesës, ndërsa 30% do të mbetet si pjesë e kompanisë. Barazimi do të bëhet në çdo tre muaj midis instruktorit dhe kompanisë. Instruktori do të ketë profilin në plaformën tonë dhe mund të përcjell shitjet e kurseve të tij.

Mbështetja
Instruktori duhet të ofrojë mbeshtetje dhe përgjigje të komenteve tek studentët që janë të regjistruar në kursin e tij gjatë kohës që ata kanë abonim. Instruktori do të bëjë çdo gjë për të siguruar që përdoruesit të marrin më të mirën nga kursi dhe të jenë të kënaqur me përvojën e tyre në platformën.

Përgjegjësia për përmbajtjen e kursit
Instruktori është i përgjegjshëm drejtpërdrejt për përmbajtjen e kursit. Ai duhet të sigurojë që përmbajtja e kursit të jetë e saktë, e vërtetë dhe pa plagjiaturë. Instruktori duhet të respektojë të drejtat e autorit dhe të mos kalojë kufijtë e ligjit në të dhënë kurse në platformën tonë.
Nëse keni interes të ofroni kurse në platformën tonë, stafi ynë është gati dhe i gatshëm për t'ju ndihmuar në përgatitjen e tyre nëpërmjet këshillave dhe asistencës teknike.

Për më shumë info kontaktoni në numrin: +383 45 698 598 WhatsApp