![disa-keshilla-per-te-shmangur-mashtrimet-me-email](https://flexdemy.co/wp-content/uploads/2023/06/disa-keshilla-per-te-shmangur-mashtrimet-me-email.png)
Disa këshilla për të shmangur mashtrimet me email
Verifikoni adresën e postës elektronike të dërguesit
Mashtruesit mund të pretendojnë se janë përfaqësues të bankës tuaj, një koleg ose një anëtarë i familjes. Kontrolloni për bisedat e mëparshme me dërguesin ose listën tuaj të kontakteve për të verifikuar emailin.
Verifikoni lidhjet (Links)
Para hapjes së një lidhjeje, mbikqyreni lidhjen për të verifikuar adresën e lidhur në internet.
Asnjëherë mos jepni informacione të ndjeshme
Shumica e kompanive të besueshme do të shmangin kërkesën për informacion konfidencial përmes postës elektronike ose telefonit.
Kini kujdes nga mesazhet urgjente
Njerëzit kanë më shumë gjasa të japin informacion të ndjeshëm kur ka presion nga një ndjenjë urgjence.
Thirrni për të verifikuar kërkesat
Nëse jeni skeptik për çdo informacion të kërkuar përmes një emaili, telefononi burimin drejtpërdrejt për të verifikuar.
Shmangni hapjen e dokumenteve të dyshimt që janë të bashkangjitura në email
Shtojcat mund të futen me softuer të dëmshëm-nëse hapen, malware mund të vjedhin informacione të ndjeshme nga pajisja juaj.