Përfitoni nga fushata e marketingut me e-mail
Fillimisht keni bërë gjënë e duhur pasi keni vendosur t’u qaseni konsumatorëve tuaj ekzistues. Kjo ka koston më të ulët të mundshme dhe kthimin më të madh. Marketingu përmes e-mailit është popullarizuar shumë gjatë viteve të fundit dhe ne do t’ju rekomandonim t’u përmbaheni rregullave të arta ose t’i kërkoni dikujt që ta menaxhojë këtë për ju. Përshtypjet e para kanë shumë rëndësi, prandaj dukja sa më mirë e e-mailit kur të arrijë kompjuterin e konsumatorit është jetike.
Le të fillojmë me ligjin.
Një fakt shumë i rëndësishëm që duhet ta kuptojmë është se ka ligje të ndryshme për të dhënat gjatë komunikimit me konsumatorët dhe bizneset. Nëse konsumatorët tuaj janë konsumues, atëherë ju mund të dërgoni këto e-maila kur:
Ju i keni marrë detajet e kontaktit të atij personi gjatë shitjes së një produkti apo shërbimi për atë person;
Materiali i marketingut të drejtpërdrejtë që po dërgoni ndërlidhet me produkte apo shërbime të ngjashme dhe
Personit i është ofruar dëshmi gjatë marrjes së detajeve të kontaktit se ato do të përdoren për qëllime marketingu dhe ai nuk ka kundërshtuar përdorimin e këtyre detajeve.
Me fjalë të tjera, nëse u përmbaheni këtyre kritereve, atëherë nuk ju duhet pëlqimi paraprak për të dërguar reklama me anë të postës elektronike tek abonuesit individualë. Nëse nuk u përmbaheni kritereve të mësipërme, atëherë ju nuk mund të dërgoni reklama apo të bëni marketing përmes e-mailit elektronik tek këta abonues pa pëlqimin e tyre paraprak.
Kur të dërgoni e-mail të tillë ju nuk mund të fshihni identitetin tuaj dhe gjithashtu duhet të ofroni një e-mail adresë të vlefshme në të cilën marrësi mund të bëjë porosi.
Le të themi se i keni pëlqimet e marrësve.
Fillimisht duhet të kuptoni se synimi kryesor i një fushate e-mailesh është që ta bëjë marrësin ta hapë atë dhe të klikojë në web faqen tuaj.
Kini kujdes se çfarë shkruani në subjekt, shmangni përdorimin e fjalëve si “Falas”, “Kurseni” dhe “Zbritje”, për shkak se e-maili juaj do të përfundojë në SPAM.
Përmbajtja është e rëndësishme, filloni me një personalizim të mirë, si “Tung Liza”.
Ofroni mundësi Lizës që të kuptojë ofertën tuaj që në fjalinë e parë, ju duhet ta kapni vëmendjen e saj. Përdorni tekst të thjeshtë dhe linqet duhet të jenë të shënjuara me ngjyrë blu dhe të nënvizuara nëse përdorni imazhe për ofertën tuaj, pastaj përdorni faktorin ‘uau’.
Sigurohuni që linqet drejtojnë në web faqe relevante. Studimet online tregojnë se ditët më të mira për të dërguar e-maile janë e marta dhe e mërkura për shkak se këto janë ditët kur njerëzit janë më perceptiv në komunikim.
Mos i mbingarkoni konsumatorët tuaj, bëhuni specifik, përfshini opsionin rekomandoni një mik apo dërgoni një miku si dhe bëjeni atë profesionalisht.