![Flexdemy](https://flexdemy.co/wp-content/uploads/2023/06/blog.png)
Top 10 këshilla se si të shkruani një njoftim të suksesshëm për media
- Rreshtat e parë të njoftimit tuaj duhet të përfshijnë:
“PËR NJOFTIM TË MENJËHERSHËM “(ose NJOFTIM PËR MEDIA Dhjetor 25, 2002) dhe “Për më shumë informata, kontaktoni:” detajet tuaja të kontaktit. - Shkruani një titull interesant. Titulli e bënë njoftimin tuaj të rëndësishëm. Mbajeni të shkurtër, aktiv dhe deskriptiv. Nëse nuk dini si të veproni, lexoni disa artikuj për tituj interesant derisa të ju vij një ide.
- Ndërlidhni lexuesit me paragrafin e parë. Paragrafi i parë duhet të përmbledh të gjitha pesë pyetjet: kush, çfarë, ku, kur dhe pse. Në fakt, shumica e lexuesve do të dorëzohen nëse nuk i “ndërlidhni” ata në rreshtat e parë.
- Vendosini informacionet më të rëndësishme në fillim. Ky është një rregull i provuar dhe i vërtetë i gazetarisë. Kurrë mos i vëni pikat e arta në fund.
- Mos bëni shitje por përgjigjuni pyetjeve! Deklaratat e fryra janë të padobishme për biznesin tuaj. Shkruani një njoftim që u përgjigjet pyetjeve për biznesin tuaj, në vend se të lavdëroni veten pa treguar pse.
- Mos e thuani, por tregojeni. Mënjanoni thëniet se diçka është “unike” ose “më e mira”. Në vend të kësaj, tregojuni njerëzve se si do të përfitojnë ata- p.sh. të kursejnë kohën, paratë, ta bëni jetën e tyre më të lehtë, etj.
- Një burim “i paanshëm” sikurse një profesor universiteti ose softuer inspektues do të jetë shumë i dobishëm.
- Shkruani të gjitha informacionet e mundshme të kontaktit duke përfshirë e-mail adresën, telefonin, faksin, e-mail dhe Web faqen (veçanërisht për biznesin online).
- Inspektoni & Inspektoni! Mos harroni që të inspektoni njoftimin tuaj për gabime drejtshkrimore para se ta dërgoni atë.
- Mbarojeni njoftimin tuaj me “###” (pa kllapa) pas rreshtave të fundit të tekstit. Ky symbol ju mundëson redaktoreve të kuptojnë që njoftimi përfundon këtu.
1 Comments